Qendër ditore e çertifikuar ku fëmijët tuaj rriten të lumtur, të sigurt dhe të arsimuar. Qëndrim ditor dhe mësim parashkollore për fëmijë nga 2 deri 6 vjeç.
Bota e Fëmijëve është qendër me përvojë të gjatë që u dedikon çdo ditë mirëqenies dhe zhvillimit të fëmijëve. Ne ofrojmë një ambient të ngrohtë, të sigurt dhe stimulues ku çdo fëmijë lulëzon.
Edukatore me trajnim profesional dhe dashuri për fëmijët
Menu e ekuilibruar dhe e shëndetshme çdo ditë
Kurrikul e strukturuar për zhvillim kognitiv dhe social
Dy programe kryesore të dizajnuara për nevojat e çdo fëmije dhe familje.
Kujdes i plotë gjatë ditës për fëmijë nga 2 deri 6 vjeç. Aktivitete të strukturuara, kohë loje, vakte ushqimore dhe pushim — në një ambient të sigurt dhe të gëzueshëm.
Program i specializuar për përgatitjen e fëmijëve para shkollës. Mësojmë lexim, shkrim, matematikë bazë dhe aftësi sociale nëpërmjet lojës dhe kreativitetit.
Art, muzikë, teatro dhe punë dore — çdo ditë fëmijët ekspresojnë veten dhe zhvillojnë talentin e tyre unik në mjedise shumë frymëzuese.
Lojëra të jashtme, sport dhe lëvizje — rëndësi e madhe i japim shëndetit fizik dhe zhvillimit motorik të fëmijëve tanë.
Seanca individuale me psikolog dhe terapist të specializuar për të mbështetur zhvillimin emocional, social dhe të komunikimit të fëmijës.
Mësim plotësues për ciklin klasor në lëndët bazike — ndihmë e personalizuar për të forcuar njohuritë dhe rezultatet shkollore.
Kamp veror për moshat 2 deri 6 vjeç, ku aktivitetet argëtuese realizohen në ambiente të ndryshme — për një verë plot lojë dhe eksperienca të reja.
Asistim në detyrat e shtëpisë para dhe pas orarit shkollor për ciklin klasor — mbështetje e qëndrueshme për suksesin akademik.
Çdo grup ka kurrikulën dhe aktivitetet e veta të adaptuara.
Ndodhemi në zemër të Mitrovicës, lehtësisht i arritshëm për të gjitha familjet.
Plotësoni formularin dhe ne do t'ju kontaktojmë brenda 24 orëve.